Kosova mikpritëse e workshopit të parë rajonal të UEFA-s kundër manipulimit të ndeshjeve

Federata e Futbollit të Kosovës është mikpritëse e workshopit të parë rajonal kundër manipulimit të ndeshjeve të organizuar nga UEFA.

Në këtë workshop po marrin pjesë ekspertë të UEFA-s, përfaqësues të Interpolit, të Këshillit të Evropës, të agjencisë Sportradar, si dhe përfaqësues të zbatimit të ligjit dhe zyrtarë të integritetit nga shtetet pjesëmarrëse si; Austria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Shqipëria dhe Kosova.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës e hapi punëtorinë dyditore me një mesazh mirëseardhjeje, duke pranuar se organizimi i këtij aktiviteti në Prishtinë është një nder për Federatën dhe futbollin e Kosovës, e gjithashtu një moment i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Marca me super shkrim: Pa Muriqin vështirë se Mallorca do të mbijetonte

Ferizaj pa portierin Jovanovski në dy sfidat e radhës