Kosova mikpritëse e kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-17

Nga 5 deri më 11 tetor, Kosova do të jetë mikpritëse e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian në kuadër të grupmoshave U-17. Këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe “Fadil Vokrri”.

Kualifikimet për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Hungari, janë të ndara në 13-të grupe. Kosova do të mikëpres Greqinë, Finlandën dhe Italinë në kuadër të Grupit 8.

Kosova, si nikoqire e këtij grupi do të fillojë garën më 5 tetor, ku do të takohet me Italinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 16:00. Ndërsa, në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe ndeshja mes Finlandës dhe Greqisë në “Zahir Pajaziti”.

Gjithsej në kualifikime për Kampionatin Evropian marrin pjesë 52 ekipe të cilat janë të ndara në 13 grupe. Ndeshjet zhvillohen brenda grupeve dhe tutje në fazën tjetër, “Elite Round”, kalojnë vendi i parë, vendi i dytë dhe katër ekipe nga vendi i tretë në grup, sipas rekordit më të mirë.

Numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis viziton Kosovën në tetor

Goditja ndaj Tedi Carës, Disiplina dënon dhe gjobit Kukësin