Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në Ligën e Kombeve, ku pjesë e shortit do të jetë edhe Kombëtarja e Kosovës.

Kosova përfundoi edicionin 2024/25 të Ligës së Kombeve në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, pas Rumanisë liderë.

Megjithatë, Dardanët kanë mundësi të ngjiten në Ligën B me anë të ‘play-off’-it, ku do të ndeshet me njërin nga shtetet që përfunduan në vendin e tretë në grupet e Ligës B.

Republika e Irlandës, Sllovenia, Gjeorgjia dhe Islanda janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në ndeshjen e ‘play-offit’.

Shorti për ‘play-off’-in e promovimit dhe rënies do të hidhet më sot (e premte), 22 nëntor, me fillim nga ora 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

‘Play-off’-et e Ligës B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, në parim do të zhvillohen të gjitha të enjten më 20 dhe të dielën më 23 mars 2025.

 

Kosova me paraqitje shumë të dobët ndaj Zvicrës, pësojnë debakël

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve