Kosova merr pjesë në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley

Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik në Beach Volley që d të zhvillohet në Turqi në të dy konkurrencat, meshkuj dhe femra.

Të dy ekipet tashmë kanë udhëtuar drejt Turqisë dhe nga atje synojnë që të kthehen me rezultate të mira pasi janë përgatitur maksimalisht për javë të tëra për këtë kampionat.

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci dhe Sekretari i Përgjithshëm, Valon Nikqi, kanë përcjellë ekipet e Kombëtares, në të dy konkurrencat, para nisjes për në Balikesir të Turqisë, ku do të mbrojnë ngjyrat e Kosovës në mesin e më të mirëve të Ballkanit.

Në konkurrencën e femrave, Kosova përfaqësohet nga dyshja Dhurata Sylejmani/Valmira Ramadani të cilat drejtohen nga trajneri Edon Ibrahimi, ndërsa në konkurrencën e meshkujve garon çifti Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami, raporton KosovaPress.

Garat në të dy konkurrencat do të zhvillohen mes datave 23-26 qershor.

Maradonën e kanë vrarë, tetë mjekë përfundojnë nën akuzë dhe rrezikojnë burgun

FSHF mbështet kandidaturën e Alexander Ceferin në zgjedhjet për Presidentin e ri të UEFA-s