Dardanët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Besar Halimit në minutën e katërt nga një gjuajtje e lirë, por që harkimi nuk ishte i saktë.
Valon Berisha më pas ishte ai që harkoi nga këndi për lojtarët e Kosovës, mirëpo as ky nuk ishte i saktë.
Fidan Aliti e Milot Rashica kishin disa gjuajtje të fuqishme pas 17 minutash lojë, por ato u bllokuan.
Greqia tentonte të dilte përpara në disa raste, mirëpo faza defanzive ishte e koordinuar në mënyrë perfektë dhe nuk linte hapësira mbrapa.
Lirim Kastrati po ashtu pati disa kalime të bukura, mirëpo në pasimin e fundit, kishte duele të humbura, ose të pasakta.
Në përfundim të pjesës së parë, Greqia kaloi në epërsi me golin e Anastasios Douvikas, që u shënua në minutën e 45+2.
Në pjesën e dytë atëherë kur u prit më shumë nga Kosova, skuadra ra tërësisht duke rrezikuar shumë rrallë.
Një rast me kokë nga Muriqi ishte i mirë, por topi shkoi jashtë.
Ishte sërish Muriqi ai që rrezikoi me një goditje për tokë, por topi shkoi jashtë portës.
Krejt në kohën shtesë një harkim i Bytyqit në zonë gjeti Hadërgjonajn, i cili me kokë pasoi te Muriqi që shënoi për 1-1.
FT Kosovo 1-1 GREECE
Muriqi's late header consigns Greece to a heartbreaking third successive draw in World Cup qualifying.
Time to ask serious questions about this coaching setup.#KOSGRE #WorldCupQualifiers #Ethniki #Hellas pic.twitter.com/yI9eZzuPu9
— Hellas Football (@HellasFooty) September 5, 2021
Kosova pas katër ndeshjesh ka ka katër pikë. /Gazeta Olle/