Kosova merr fitore të madhe ndaj Gjeorgjisë, siguron tri pikët e para në grup

Ka përfunduar ndeshja në mes të Gjeorgjisë dhe Kosovës.

Dardanët kanë arritur fitore minimale 1-0, me golin e Vedat Muriqit në minutën e 18-të, shkruan Gazeta Olle.

Janë këto pikët e para për Kosovën, në Grupin B të eleminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Futbollistët kosovar u treguan të kujdesshëm gjatë tërë ndeshjes, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit.

Në pjesën e dytë Lirim Kastrati dhe Zymer Bytyqi kishin raste të mira shënimi, por rezultati mbeti ai i minutës së 18-të.

Të dielen Kosova e pret Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/Gazeta Olle/

Dramë në Prishtinë, Trepça fiton me rezultat të ngushtë ndaj Rahovecit

Challandes shumë i lumtur me fitoren e Kosovës, tregon cili futbollist është shumë i rëndësishëm për ekipin