Kosova me përzgjedhës të ri

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Florent Beqirin e ka emëruar përzgjedhës të kombëtares së Kosovës në konkurrencën femrave në hendboll. Beqiri ka qenë trajner në disa skuadra deri më tash dhe ish-hendbollist i mirënjohur i KH Trepça nga Mitrovica e disa skuadrave tjera. Ndërkaq, në mbledhje u diskutua edhe për sfidat e muajit prill ne Rumani me grup-moshën U-19 te femrave, ku në kuadër të grupit të tretë të kualifikimeve për EURO 2015 do të ballafaqohen me Serbinë, Sllovakinë dhe Rumaninë, si dhe ndeshjet me Përfaqësuesen A të Italisë që do t’i zhvillojë me 29 prill në Prishtinë respektivisht me 3 maj në Itali.