Kosova me paraqitje solide, por megjithatë mposhtet nga Italia

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë për plasman në Kampionatin Evropian (B). Në Ankara të Turqisë, vajzat tona u mposhtën nga Italia me rezultat 29:24.

Italia ka shfaqur ndeshje të mira në grupin A. I kishte tri fitore e një humbje, njëjtë si Turqia e Austria që kaluan në gjysmëfinale.

Ndaj saj vajzat tona luajtën ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë. Kombëtarja jonë ishte kryesisht në epërsi, që shkoi deri në tri gola (9:6).

Pjesa e parë përfundoi 12:11 për Italinë që realizoi gol në sekondat e fundit. Edhe në pjesën e dytë vajzat tona ishin në lojë për një kohë, ndërsa Italia bëri shkëputje prej disa golave në dhjetë minutat e fundit të takimit.

Të dielen kombëtarja jonë e luan ndeshjen përfundimtare, atë për vendin e shtatë. Synohet mbyllje e suksesshme e Evropianit.

Lajmi i fundit: Në Klinë dhe Hajvali, fillon stinori 2023/24 në Superligën e Kosovës

Akis Vavalis flet para ndeshjes së parë kampionale, të cilën Drita e luan nesër ndaj Llapit në shtëpi