Kosova me ngritje historike në ranglistën e FIFA-s

Kosova është ngritur për gjashtë pozita në ranglistën e FIFA-s për kombëtare.

Me këtë ngjitje, Kombëtarja e Kosovës ka arritur edhe pozitën më të mirë ndonjëherë që prej pranimit në FIFA e UEFA, shkruan Gazeta Olle.

Kosova, pas ndeshjeve kualifikuese për Euro2024 renditet në pozitën e 105-të, që është më e mira ndonjëherë.

Në ranglistën e shtatorit, Kosova renditej e 111-ta.

Fitorja kundër Andorrës me rezultat bindës 3-0, ka mjaftuar që ekipit të Primozh Glihas t’i jepet kredit dhe të shënojë ndër ngritjet më të mëdha të kombëtareve në këtë rivlerësim të FIFA-s.

Shqipëria pas rezultateve pozitive është ngritur për tri pozita dhe renditet në vendin e 59 në klasifikimin e FIFA-s, 19 pikë më shumë krahasuar me renditjen në muajin shtator.

Argjentina mban vendin e parë bindshëm me 8.18 pikë, e ndjekur nga Franca. Pas tyre është Brazili, por që rrezikohet nga Anglia në vendin e katërt. /Gazeta Olle/

Pepe hyn në histori si lojtari më i vjetër në Champions League

Shqipëria ngjitet tri pozita më lartë në renditjen e FIFA-s