Kosova me fitore bindëse siguron Ligën B të Ligës së Kombeve

Futbollistet e Kosovës shkëlqyen në pjesën e dytë duke shënuar tri gola, që ua siguruan inkuadrimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kosova të premten në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë mposhti Bullgarinë me rikthim të rezultatit, 4:1, për vendin e parë në Grupin 5 të Ligës C Ndeshja ishte vendimtare për fitimin e grupit.

Edhe pse Dimitra Ivanova në minutën e 26-të realizoi gol për Bullgarinë, Dardanet nuk u dorëzuan.

Të udhëhequrat e përzgjedhëses, Anneli Andersen, u kthyen fuqishëm. Mesfushorja e Beshiktashit, Donjeta Halilaj, në minutën e 39-të e shënoi golin e barazimit. Rikthimin e madh Kosova e shënoi në pjesën e dytë. Valentina Metaj shënoi për epërsinë e Kosovës në minutën e 58-të, kurse Modesta Uka realizoi për 3:1 në minutën e 71-të.

Dy golat e fundit pas veprimeve të mira individuale i shënoi sulmuesja e Hoffenheimit, Erëleta Memeti. Kapitenia e Kosovës në minutën e 84-t fitoi një duel shpejtësie.

Tentimin e parë të saj e priti portierja bullgare, ndërsa pas topit të kthyer, Memeti ishte e pagabueshme. Me lehtësi të madhe, Memeti shënoi edhe një minutë para fundit, kur e kaloi portieren dhe realizoi në portën e zbrazët.

Për Kosovën ishte ndeshja e fundit e grupit. Kosova Grupin 5 të Ligës C të Ligës së Kombeve e ka fituar me 10 pikë të grumbulluara në katër ndeshje të luajtura.

“Projekti që kemi pranuar nuk është i plotë e as ideor.”, Ministri Çeku flet për stadiumin e Suharekës

Mourinho: Nuk i kuptoj, i paralajmërova lojtarët të tregonin kujdes në pjesën e dytë