Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa. Dardanët hyjnë në këtë sfidë pas humbjes nga Norvegjia me rezultat 86:77. Këto takime zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.
Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga të tri grupet parakualifikuese. Tifozët e Kosovës, Dardanët pas afër 2 vjetësh rikthehen në palestër, kurse për shkak të masave anti-Covid lejohen 10 % e tifozëve.
Basketbollistët e Kosovës kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve, që ju kanë munguar shumë për shkak të pandemisë me Covid 19. Lojtarët do të stërviten dy herë të shtunën, për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës.
Kjo është hera e parë që Kosova luan përballë danezëve. Basketbollistët e Kosovës shpresojnë në rezultat pozitiv, ndërsa angazhimi nuk do të mungojë në parket.