Kosova mbyll stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë, optimizëm për rezultat pozitiv

Kosova e ka kryer stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme kundër Rumanisë në stadiumin “National Arena” në Bukuresht.

Si zakonisht stërvitja zyrtare ka kaluar pa ngarkesë të madhe për futbollistët, por motivi për rezultat pozitiv është maksimal.

E këtë objektiv nuk e ka fshehur as përzgjedhësi Primozh Gliha dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda që ishin në konferencë për shtyp.

Ndeshja Rumani-Kosovë zhvillohet të martën në orën 20:45.

Rumunët aktualisht janë në pozitën e dytë në Grupin I, me 9 pikë, derisa Kosova është në kuotën e 4 pikëve.

Para kësaj përballje të dyja ekipet barazuan si vendase; Rumania kundër Izraelit (1-1), derisa Kosova kundër Zvicrës (2-2). /Telegrafi/

Kosova U21 e gatshme për sfidën e nesërme me Gjermaninë U21

Rrahmani paralajmëron rumunët: Luaj këtu, por dua debutim me gol për Kosovën