Kosova mblidhet të premten, ushtron në Mitrovicë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll mblidhet të premten për dy ndeshjet e para kualifikuese për Botërorin 2023. Grumbullimi bëhet në Hotel Internacional Prishtina, ka njoftuar FHK.

Menjëherë të premten është stërvitja e parë, në kompleksin Omni Sport në Mitrovicë. Stërvitja e parë mbahet prej orës 18.00 e deri në ora 20.00. Në Mitrovicë, Kosova i zhvillon edhe dy stërvitje të shtunën e dy të dielën. Të hënën Kosova zhvendoset në Pallatin e Rinisë në kryeqytet ku i kryen dy seancat e fundit stërvitore para udhëtimit për në Turqi. Udhëtimi për në Turqi bëhet mëngjesin e së martës.

Ndeshja Turqi – Kosovë zhvillohet të mërkurën e ardhshme, më 3 nëntor, në Eskishehir. Më 7 nëntor në Prishtinë është ndeshja Kosova – Belgjika.

Synohen dy pozitat e para në grup për të avancuar tutje

Valon Ahmedi kampion në Bjellorusi tri javë para fundit

​Rrahmani i paprekshëm te Napoli, pritet të luajë startues edhe ndaj Bolognas