Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e radhës në pragë të sfidës me Suedinë.
Dardanët u grumbulluan të hënën ku mbajtën një stërvitje, derisa edhe sot trajneri Bernard Challandes ka nxjerrë në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ futbollistët e ftuar për tu stërvitur.
Në stërvitjen e ditës së sotme, Kosovës i janë bashkuar edhe Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj dhe Herolind Shala.
Ndërkohë dy mungesat ishin ajo e Bersant Celinës dhe Lirim Kastratit.
Dy lojtarët që kanë munguar sot pritet që nesër t’i bashkohen pjesës tjetër të ekipit në stërvitje.
Kosova luan ndaj Suedisë të shtunën në Stockholm, derisa tri ditë më vonë presin Gjeorgjinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Gazeta Olle/