Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e radhës, e fundit në tokën kosovare para udhëtimit për në Suedi.
Të grumbulluarit nga trajneri Bernard Challandes, kanë stërvitur në kompleksin stërvitor të FFK-së në Hajvali në kushte atmosferike me shi.
Për dallim nga stërvitjet e ditëve të kaluara, kësaj radhe intensiteti ishte më i vogël dhe kryesisht përzgjedhësi Challandes dhe stafi i tij u përqendruan në ushtrimin e disa skemave të lojës, si dhe në tranzicion të lojës nga mbrojtja në sulm.
Ekipit në këtë stërvitje iu bashkua edhe mesfushori i Ipswich Town, Bersant Celina.
Stërvitja ka shkuar mirë dhe të gjithë futbollistët e Kosovës janë në gjendje të mirë dhe nuk ankohen për ndonjë lëndim.
Vlen të theksohet se në mëngjesin e të premtes (nesër), Përfaqësuesja e Kosovës do të udhëtojë drejt kryeqytetit suedez Stockholm.