Kosov e ka mbajtur seancën e parë stërvitore të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku janë vërejtur disa mungesa.
“Dardanët” kanë nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë, që do ta luajnë më 10 nëntor.
Stërvitjen e Kosovës e ka udhëhequr përzgjedhësi i përkohshëm, Primozh Gliha.
Në stërvitjen e parë përveç lojtarëve të konfirmuar Lirim Kastratit, Bersant Celinës, Elbasan Rashanit e Zymer Bytyqit që kanë munguar, të pranishëm nuk kanë qenë as kapiteni Amir Rrahmani dhe portieri Arijanet Muriq.