Kosova luan të dielën, ndeshjet xhiros së 14-të në Superligë do të zhvillohet në tre ditë të ndryshme

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit është dashur të zhvillohej më 15 tetor, por është shtyrë për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

UEFA ka vendosur që përballja mes Kosovës dhe Izraelit të zhvillohet më 12 nëntor (e diel) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Për këtë arsye, ndeshjet e Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e 14-të do të luhen të premten, të shtunën dhe të hënën prej orës 13:00.

Dy ditë para përballjes së Kosovës, të premten do të zhvillohet dueli i parë i xhiros së 14-të në mes Malishevës dhe Gjilanit nga ora 13:00.

Dita e shtunë sjell tri ndeshje. Liria e pret Prishtinën në Prizren, Fushë Kosova udhëton në Gjilan për përballjen me Driten kurse në Podujevë, Llapi është nikoqir i Feronikelit ’74.

Të dielën Kosova luan kundër Izreaelit ndërsa të hënën zhvillohet dueli i fundit mes kampionit aktual, Ballkanit që e pret Dukagjinin në Suharekë. /Gazeta Olle/

Distria fiton luftën e parë në Evropianin e xhudos

Distria kalon në gjysmëfinale të Evropianit