Kosova luan miqësore, lojtarët e Superligës pa viza e ftesa

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë dy ndeshje miqësore në mars, ndaj skuadrave të Eintracht Frankfurtit dhe Werder Bremenit. Takimet luhen në Gjermani. Mirëpo, deri më tash, asnjë lojtar i Superligës së Kosovës nuk ka marrë ftesën.

Në fakt, asnjë lojtar (legjionarë) nuk është ftuar, mirëpo, kur është fjala për lojtarët e Superligës, ata duhet të ftohen sa më parë, shkaku i pajisje së vizave.

“Unë deri më tani nuk jam ftuar. Nuk kam as vizë. Këto punë duhet t’i rregullojë federata. Nuk e di a ka kohë tash edhe për viza”, thotë mesfushori i Prishtinës, Mentor Zhdrella për Gazetën Olle.

Loja e parë me Frankfurtin zhvillohet më 24 mars. Vetëm pajisja me viza kërkon kohë, gjë që nëse nuk nisin procedurat për vizë sa më shpejt, atëherë Zhdrella me shokë mund ta shohin Kosovën vetëm nga televizori. (Gazeta Olle)