Kosova i shkakton humbje të turpshme Maltës

Kombëtarja e Kosovës u19 në hendboll ka fituar edhe ndeshjen e tretë në kuadër të IHF Trophy për zonën evropiane.

Të premten në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, vajzat tona mposhtën Maltën me rezultatin të thellë, 56:16.

Me këtë fitore Dardanet kanë bilanc maksimal pas fazës së parë të garës, dhe tani është në kërkim të titullit Kampion.

Kosova kontrolloi mirë lojën kundër Maltës, ku pjesa e parë përfundoi 28:6. Golashënuesja më e mirë ishte Ermira Berisha me nëntë gola ndërsa Arlinda Maloku e Orgesa Gola i kishin nga shtatë.

Ronaldo nderohet nga të gjithë pasi ka zhvilluar 200 ndeshje me Portugalinë

Elita e Superligës në basketboll sjell duele interesante gjatë ditës