Kosova i mbyll Lojërat Mesdhetare Oran 2022 me gjashtë medalje të fituara

Të arta fituan Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka, ndërsa Flaka Loxha, Akil Gjakova dhe Shpëtim Bojku u stolisën me medalje të bronztë.

Garuesi i fundit për Kosovën ishte notari Alush Telaku, që garoi sot në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin 19.

Pjesa e mbetur e ekipit do të niset për Kosovë të mërkurën mbrëma, menjëherë pas ceremonisë mbyllëse.  /Telegrafi/

Ballkani – Zalgiris, publikohen formacionet zyrtare

187 gola të shënuar në dy ndeshje, Federata hap hetim për trukim