Kosova – Greqi, sipas kompanive të basteve kjo kombëtare është favorite

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me atë të Greqisë në kuadër të kampanjës kualifikuese të Ligës së Kombeve nesër nga ora 20:45.

Për dy ekipet përfaqësuese kjo do të jetë ndeshja e dytë në grup, teksa të dyja e nisën me fitore.

Kosova mori tri pikë në udhëtim te Qipro pas fitores 0-2, derisa grekët triumfuan në udhëtim te Irlanda me rezultat 1-0.

Kompanitë e basteve tashmë kanë parashikuar këtë ndeshje, derisa kanë favorizuar Greqinë. Fitorja e kombëtares helene ka kuotën 2.20, ndërsa ajo e Kosovës 3.20, barazimi vlerësohet me kuotën 2.90.

Islandë – Shqipëri, drejtësinë do ta ndajë anglez Craig Pawson

Dardanët triumfojnë në ndeshjen e parë të grupit në parakualifikimet e FIBA Europe Cup