Kosova gati për FIBA U-18 Kampionatin Evropian, Divizioni C

Ekipi kombëtar i Kosovës për Femra U-18 është gati për të përfaqësuar vendin në Kampionatin Evropian të FIBA U-18 për Femra, Divizioni C.

Gara do të zhvillohet në Prishtinë, në Palestrën 1 Tetor, nga 23 deri më 28 korrik.

Ekipi i njohur si “Dardanet” përbëhet nga 12 lojtare të talentuara që janë përgatitur intensivisht për këtë sfidë ndërkombëtare.

Atmosfera në kampin e ekipit është e ngrohtë dhe entuziazmi është i madh, ndërsa vajzat janë të gatshme të japin më të mirën e tyre për të nderuar vendin në këtë ngjarje prestigjioze.

Turneu pritet të sjellë një spektakël basketbolli dhe një mundësi unike për adhuruesit e sportit të ndjekin nga afër talentin e rinisë kosovare.

Palestra 1 Tetor është e gatshme për të mirëpritur ekipet pjesëmarrëse dhe për të krijuar një ambient mbështetës për vajzat e Kosovës.

 

Newcastle United e ka gjetur zëvendësuesin për poziten e trajnerit

Hyseni debuton në Danimarkë