Kosova fton treshen e Ballkanit, klubi krenar me ta!

Tre futbollistët kampionë vjeshtorë me Ballkanin, Blendi Baftiu, Jetmir Topalli dhe Arbër Hoxha, do të jenë pjesë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjen ndaj Suedisë.

KF Ballkani iu ka uruar suksese tre lojtarëve të repartit sulmues, përcjellë Gazeta Olle.

“Super 3-shja e klubit tonë për herë të parë ftohen nga Kombëtarja A , shumë suksese me fanellen e Kosovës Luana , na bëni krenar.

Miqësore: Kosova – Suedia / Katar /12.01.2020

Na priftë e mbara Kosovë”, njofton Ballkani.

Për shkak se miqësorja nuk është në datat e FIFA-s, shumë futbollistë do t’iu mungojnë dy ekipeve në këtë ballafaqim.

Sfida mes Kosovës dhe Suedisë luhet më 12 janar 2020 në Katar. /Gazeta Olle/