Kosova fiton thellë ndaj Hungarisë në futsall

Pas fitores 2:1 në Shkup kundër Arabisë Saudite në miqësore, Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar edhe një miqësore tjetër.

Të enjten mbrëma në Budapest të Hungarisë, të udhëhequrit e përzgjedhësit Agon Ramadani, fituan thellë ndaj Hungarisë, 6:3.

Pjesën e parë, Kosova e mbylli me tri gola epërsi, 4:1, ndërsa në pjesën e dytë realizoi dy herë, ndërsa pranoi edhe dy gola.

Kapiteni Ramadan Alaj realizoi “hat-trick”, dy gola tjerë i realizoi Drilon Maxharraj, ndërsa me një gol në fitore kontribuoi Melos Kelmendi. Ndaj hungarezëve në palestrën “Aramis”, “Dardanët” do të luajnë edhe një miqësore tjetër të shtunën, më 16 dhjetor.

Unioni Evropian i Xhudos me artikull të veçantë për xhudistët evropian që duan titujt në Prishtinë

Ballkani luan vetëm për fitore ndaj Dinamo Zagrebit, formacionet zyrtare