Kosova fiton ndaj Turqisë edhe në konkurrencën e meshkujve

Basketbollistët e Kosovës kanë shënuar fitore ndaj Turqisë me rezultat 58:48 (15:12, 3:12, 20:6, 20:18), në turneun e FIBA YDF-së për U14, që po mbahet në Therandë.

Dardanët e rinj e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi konstante në çerekun e parë, që e fituan 15:12.

Por, në periudhën e dytë, mysafirët ishin më të mirë, ndërsa basketbollistët e Kosovës kishin probleme në sulm, duke bërë që për dhjetë minuta të shënojnë tri pikë, ndërsa pjesa e parë përfundon 18:24.

Vendasit rikthehen shumë shpejt, për të barazuar rezultatin në 29:29, e më pas kontrolluan lojën, për të ngritur epërsinë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 38:30.

Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesant, ku Turqia nuk dorëozhet dhe ngushton shifrat në 50:48, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Kosova triumfoi me rezultat 58:48.

Dardanët përfunduan garat me tri fitore e një humbje.

 

Andersen para ndeshjes me Belgjikën: Po punojmë shumë dhe sukseset nuk do të mungojnë

Penza triumfon në finalen e parë