Kosova fiton medalje në Kampionatin Ballkanik të Beach Volley për herë të parë në histori

Dyshja kosovare Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani – e drejtuar nga trajneri Edon Ibrahimi – ka arritur të shkruajë historinë e Kosovës në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, duke u bërë ekipi i parë senior që fiton medalje në këtë kompeticion, i cili u zhvillua në Balikesir të Turqisë.

Në finale, vashat “Dardane” u mposhtën nga dyshja nga Turqia 1, Gokalp/Merve me rezultat 2-0 në sete.

Kosova, kështu, siguron vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë në një Kampionat Ballkanik të Beach Volley për seniorë për herë të parë në histori.

Kosova, kështu, siguron vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë në një Kampionat Ballkanik të Beach Volley për seniorë për herë të parë në histori.

 

Llapi falënderon Valmir Veliun, pas zyrtarizimit të sulmuesit në Gaziantep

Drita fiton miqësoren ndaj Ballkanit