Kosova fantastike, shënon fitore me super-golin e Arbër Hoxhës (Video)

Kosova ka shënuar fitore prej 1-0, në miqësoren ndaj Gambias.

Ishte Arbër Hoxha që i solli fitoren dardanëve pas një goli të bukur të shënuar në minutën e 80-të, shkruan Gazeta Olle.

 

Kosova ishte shumë më e mirë në pjesën e parë, por nuk arritën të kalojnë në epërsi.

Loshaj dhe Daku patë dy raste shënimi por që nuk realizuan.

Rastin më të mirë në 45 minutat e para e pati Topalli, por goditjen e tij e priti portieri i afrikanëve.

Në pjesën e dytë Kosova pati paraqitje më të zbehtë, por arriti ta shënoj golin e merituar të fitores përmes Hoxhës.

/Gazeta Olle/