Kosova e përfundon me humbje në FIBA Europe Cup

Kosova 3×3 ka përfunduar garat edhe në konkurrencën e meshkujve.

Ekipi i Kosovës është mundur nga Luksemburgu 10:19, duke përfunduar garat në FIBA Europe Cup.

Djelmoshat kosovarë e filluan më mirë ndeshjen me një epërsi prej tre pikësh, 5:2, e më pas edhe 8:3, por më pas kishte një rënie, dhe këtë e shfrytëzoi Luksemburgu duke barazuar rezultatin në 8:8, e më pas për të kaluar në epërsi 8:11 dhe 9:16, ndërsa në fund pësoi 10:19.

Kjo humbje ishte ndeshja e fundit e Kosovës në FIBA Europe Cup.

 

Kosova mposhtet nga Malta

Kosovë – Greqi, këto janë kuotat e kompanive më të mëdha të basteve