Kosova e pafat

Reprezentacioni i Kosovës I grup moshës U20 në Samokov të Bulgarisë ka zhvilluar ndeshjen e parë miqësore ne kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U20 Divizioni B që zhvillohet në Hungari dhe fillon më 9 korrik.

Reprezentacioni i Kosovës për kundërshtar pati Bullgarinë dhe në ndeshje pësoi humbje me rezultat 76:83. Pas një starti të dobët lojtarët tanë u kthyen në lojë në çerekun e dytë dhe pjesa e parë përfundoi me dy pikë epërsi për bullgarët 43:41.

Në çerekun tretë basketbollistët e Kosovës shkëlqyen dhe krijuan epërsi që shkoi deri në 9 pikë dhe qëndruan në epërsi deri në pak minuta para fundit të ndeshjes.

Por, përjashtimi i Samir Zekiqit, Ujkan Karanezit dhe Erris Nushit me nga pesë gabime personale bëri që ekipi ynë të pësojë rënie në mometet e fundit.

Në atë që ka qenë një shfaqje shumë e mirë e tërë ekipit, lojtarët më efikas kanë qenë Mekaj me 24 pikë, Karanezi me 20 dhe Nushi me 13 pikë. Kosova do të zhvillojë nesër ndeshjen e dytë miqësore me Bullgarinë, në ora 14:30 sipas kohës lokale.

Bullgaria sivjet do të bëjë gara në Divizionin A në Kampionat Evropian U 20 dhe në grup do të garojë me Serbinë, Izraelin, Letoninë dhe Greqinë.

Kosova në grupin e vet në evropianin e Divizionit B për kundërshtarë do të ketë Malin e Zi, Gjeorgjinë, Luksemburgun dhe Portugalinë.