Kosova e nis me Maltën

Është bërë zyrtar orari i ndeshjeve të Kampionatit të parë të Federatës ndërkombëtare për shtete në zhvillim, që organizohet në Kosovë më saktësisht në Prishtinë dhe Gjakovë, dhe që fillon më 20 qershor.

Ndeshja e parë në program është mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Maltës.

Skuadrat janë ndarë në 6-grupe A, B, C, D, E dhe F, ku janë nga tri skuadra dhe luan secili me secili. Kosova gjendet në grupin D në të cilin bëjnë pjesë edhe Përfaqësueset e Maltës dhe Indisë.

Kombëtaret mysafire në Kosovë arrijnë më 19 qershor, kurse takimet zhvillohen nga datat 20 deri më 26 qershor, kur edhe zhvillohet ndeshja finale. Kosova në këtë Kampionat prezantohet edhe me gjyqtarët Ilir Bytyqi dhe Syart Kasapi si dhe vëzhguesin ndërkombëtar, Fahredin Hashani.