Kosova e mbyll në disavantazh pjesën e parë ndaj Holandës

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së dytë miqësore mes Holandës dhe Kosovës. 

Dardanën shkojnë në pushim me disavantazh minimal 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Pjesa e parë kaloi me dominim nga holandezët, ndërsa reprezentuesit e Kosovës nuk kanë mundur t’a zhvillojnë lojën e tyre, duke bërë disa gabime në organizim gjatë kësaj pjese.

Kujtojmë se ndeshja e parë e cila u zhvillua dje u mbyll pa gola edhe pse lojtarët tanë patën mundësi të mira gjatë pjesës së dytë, të cilat nuk i shfrytëzuan.

/Gazeta Olle/