Kosova e mbyll me barazim miqësoren ndaj Armenisë

Kosova ka barazuar 2-2 ndaj Armenisë në miqësoren e zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Pjesa e parë u mbyll me epërsi të mysafirëve, 0-1, shkruan Gazeta Olle.

Golin e vetëm në 45-minutat e para e shënoi Zhirayar Shaghonyan, pas një depërtimi të bukur në minutën e 24-të.

Dardanët nuk treguan shumë në pjesën e parë, ndërsa të dytën e filluan furishëm duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Në minutën e 67-të erdhi edhe goli i barazimit nëpërmjet Lirim Kastratit, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Armenët krijuan pak në pjesën e dytë, megjithatë arritën të shënojnë edhe golin e dytë.

Kamo Hovhannisyan realizoi golin e dytë për mysafirët në minutën e 82-të të ndeshjes.

Futbollistët e Kosovës tentuan deri në fund për të barazuar përsëri rezultatin, dhe atë e arritën në minutën e 90+3, me anë të Donat Rrudhanit. /Gazeta Olle/ 

Shqipëria – Italia, publikohen formacionet zyrtare

Bekaj: Është nder që ftohem e më pas të jem në formacion dhe kapiten