Kosova e jashtëzakonshme, shkatërron Qipron në “Fadil Vokrri”

Kosova ka shënuar fitore të thellë 5-1 ndaj Qipros, në ndeshjen përmbyllëse të grupit në Ligën e Kombeve.

Në pjesën e parë, Florent Muslija e hapi serinë me një supergol në minutën e 22-të për t’i dhënë epërsinë Dardanëve, shkruan Gazeta Olle.

Golin e dytë e realizoi Donat Rrudhani pas një aksioni të bukur në minutën e 45-të të takimit.

Me të filluar pjesa e dytë, Elbasan Rashani trefishoi epërsinë në 3-0.

Golin e katërt për Dardanët e realizoi Vedat Muriqi në minutën e 52-të.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Valentin Roberge në minutën e 81-të.

Vedat Muriqi e shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për Kosovën pas vetëm tre minutash.

Me këtë fitore, Kosova mbetet pjesë e Ligës C në UEFA Nations League. /Gazeta Olle/

 

Paraqitje fantastike e Dardanëve, Kosova shkon në pushim me epërsi të pastër ndaj Qipros

Shqipëria ndalet në fund nga Islanda