Kosova e Gjenevës e nderon festën e Pavarësisë

Skuadra shqiptare e futbollit, Kosova e Gjenevës, që garon në garat e futbollit zviceran, ka vendosur që festën e 7-vjetorit të pavarësisë, të kalojë në Kosovë, në sheshet e Prishtinës.

Lojtarët e kësaj skuadre, janë parë në sheshet e Prishtinës, në mesin e mijërave qytetarëve kosovarë, që po festojnë më e këngë e valle, pavarësinë e Kosovës.

Kosova ka luajtur edhe një ndeshje miqësore me Gjilanin, në stadiumin e qytetit të Gjilanit. (Indeksonline)