Kosova e gatshme për ndeshjen me Turqinë, Bunjaku provoi formacionin titullar (FOTO)

Është stërvitja e fundit që Kombëtarja  A e Kosovës, zhvilloi në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër, para ndeshjes kundër Kombëtares turke.

Në këtë stërvitje përzgjedhësi Bunjaku edhe njëherë bëri provat e fundit të skemave të lojës si dhe bashkëveprimet dhe ndërlidhjet e bashkëpunimit ndërmjet reparteve.

Nga ajo që shihet dhe puna me përkushtim dhe zell e futbollistëve mund të konkludohet se tashmë Kombëtarja  është e gatshme për përballje me Turqinë që do të zhvillohet nesër në orën 20.45 po në këtë stadium.

Sipas mjekut të Kombëtares dr. Murat Berisha gjendja shëndetësore e futbollistëve është e kënaqshme.

Në orën 19.00 përzgjedhësi Albert Bunjaku do të dalë në një konferencë me media.

kosovaa kosovashkoder