Kosova fton talentin e Superligës

Djaloshi i Artë është sic njihet në Kosovë, kishte marrë ftesë edhe dy herë të tjera më parë

Duket se trajneri i Përfaqesueses së Kosovës, Albert Bunjaku do të përqendrohet të ftoj futbollistë të rinj për dy ndeshjet miqësore ndaj Eintracht dhe Werder, që do të zhvillohen në fund të muajit mars. Pas konfirmimit tashmë që Avdijaj do të jetë pjesë e Kosovës, SuperSport merr vesh se ftesa do t’i shkojë edhe talentit kosovar, Milot Rashica, i cili aktualisht luan te Kosovës e Vushtrrisë në Superligën e Kosovës.

rashicaaa

Djaloshi i Artë është sië njihet në Kosovë, kishte marrë ftesë edhe dy herë të tjera më parë, por për shkaqe të ndryshime nuk kishte mundur të debutonte. Megjithatë, Ai këtë herë duket të jetë 100 për qind i gatshëm për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe për të bërë debutimin në skuadrën e Parë. Dihet tashmë që 18 vjecari në verë do t’i bashkohet skuadrës holandeze Vitesse, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Përfaqësuesen U-21 të Kosovës dhe U-19 të Shqipërisë.