Kosova e fton Donis Avdijajn

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë dy miqësore gjatë këti muaji me skuadrat gjermane, Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku, për këto ndeshje ka ftuar edhe talentin e Sturm Grazit, Donis Avdijajn, i cili më parë shprehu gatishmërinë për të luajtur për Shqipërinë.

Kështu të paktën bëjnë të ditur burimet e ‘Kohës Ditore’ pranë FFK-së. “Donisi ka biseduar me përzgjedhësin dhe i ka konfirmuar se ësthë i gatshëm të luajë për Kosovën. Ai me kënaqësi i ka thënë Bunjakut se do të luaj për vendin e tij”, tha ky burim, përcjell Gazetaolle.com.

Ndërkohë, vetë Avdijaj i kontaktuar nga gazeta në fjalë, ka konfirmuar se është i gatshëm të luajë për Kosovën për dy ndeshjet e radhës. “E mirëpres ftesën e Kosovës”, tha ndër të tjera ai. (Gazeta Olle)