Kosova e ftoi edhe sa ishte pa skuadër Arbërin? Zbulohen prapaskenat se si familjes Zeneli i mbeti hatri ku Besforti refuzoi ftesën e Dardanëve

Ftesa pa pasur skuadër, pastaj lënia në tribuna: Momenti që familja Zeneli e konsideroi si trajtim jo i mirë për Arbërin

Tashmë Besfort Zeneli edhe zyrtarisht i ka thënë “jo” Kosovës, duke deklaruar se do të punojë shumë dhe do të pres Suedinë që ta meritojë ftesën e këtij vendi.

Besfort Zeneli është vëllai më i vogël i Arbër Zenelit, një nga lojtarët më të mirë të Kosovës nga pranimi e këndej, ku u paraqit në 33 ndeshje, duke shënuar 9 gola.

Të dy vëllezërit ishin ftuar nga Franco Foda për këto ndeshjet e shtatorit, ku fillimisht Kosova luan ndaj Rumanisë, pastaj ndaj Qipros. Besforti ishte në listën A, ndërsa Arbëri në atë B.

Dyshja e Elfsborgut, pasi të dy luajnë për një ekip suedez që zë vendin e gjashtë në elitën e futbollit të këtij vendi, filluan luftën në distancë me FFK-së, pasi menaxheri i kësaj të fundit konfirmoi refuzimin që mori nga Besfort Zeneli.

Por si erdhi deri këtu dhe cila ishte pikënisja e prishjes së raporteve mes familjes Zeneli dhe FFK-së.

Ftesa pa ekip për Arbër Zenelin

Në shtator të viti të shkuar, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha, u larguan nga Reims, me ekipin francez që me marrëveshja të dyanshme ndau rrugët me yjet e Kosovës.

Të dy pa ekipe, morën ftesë nga Primoz Gliha për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Rumanisë, gjë që u kontestua nga njohës të futbollit.

Zeneli në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës nuk mori minuta dhe qëndroi në bankën rezervë, ndërsa në Rumani ai nuk ishte pjesë e ekipit dhe u la në tribuna.

Ky është momenti që familja Zeneli e konsiderojnë që nuk janë trajtuar si duhet, por duket se kanë harruar që djali i tyre i madh, pa dyshim një prej më të mirëve të Kosova ishte ftuar edhe pa pasur ekip fare dhe Kosova e kishte vlerësuar atë duke e ftuar edhe pa skuadër vetëm për kontributin e madh që kishte dhënë.

Nga ai momenti ai nuk ka qenë më pjesë e Kosovës, ndërsa shkaku i atij momenti, kur Abëri mbeti në tribuna, tani vëllai i tij Besforti nuk po do të vijë më, pasi nuk i ka pëlqyer trajtimi i FFK-së dhe përzgjedhësit Gliha ndaj vëllait të tij.

Pastaj periudha e shkurtër ai mbeti pa ekip, ndërsa gjeti strehim te Adanaspor me të cilët nisi një gjyq në FIFA për mos pagesë të pagave për të shkëputur pastaj kontratën.

Ai nuk ishte ftuar më nga Kosova edhe pas periudhës kur në krye erdhi Franco Foda.

Arbëri mbetet pjesë e Kosovës, ndërsa anësorët e tjerë në garë me të si Edon Zhegrova, Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti janë shumë në formë më të lartë se ai.

29-vjeçari që nga muaji korrik ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje duke luajtur në total 137 minuta, derisa në katër duelet e fundit ka vetëm 18 minuta duke qëndruar në tre prej tyre në bankë.

Mbetet të shihet se a do të vijë në të ardhmen Arbëri, nëse forma e tij shkon në rritje, apo edhe ky do të vazhdojë të mbetet i “hidhëruar” si e gjithë familja.  /Gazet aOlle/

Ballkani gjen zëvendësuesin e Ilir Dajës, zyrtarizimi çështje ditësh

Përfaqësuesja e Rumanisë arrin në Prishtinë, nesër mbahet stërvitja e fundit para duelit me Kosovën