Kosova e fiton edhe një trajner me licencën ‘profi’

Kosova e ka fituar edhe një trajner me licencën ‘profi’ të UEFA-s. Është ky përzgjedhësi i grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës dhe të Prishtinës, Gazmend Haliti.

Vet Haliti e konfirmon lajmin për gazetën. “Jam shumë i kënaqur pasi që në Tiranë, kanë qenë ligjerues nga Shkolla e Covercianos’ në Itali, si Ferreto Ferreti, Renco Olivieri, Peter Schrenier nga Gjermania. Në nëntor do të marrim pjesë në një seminar në Nyon të Zvicrës”, ka thënë Gazmend Haliti për Gazetaolle.com.

Kujtojmë se Haliti është një ndër trajnerët më të suksesshëm kosovarë për grupmoshat e reja.