Kosova pati një prezantim me dinjitet në Japoni, duke arritur t’i fitojë dy medalje të arta nga 11 garues gjithsej.
Të dy medaljet erdhën në sportin e xhudos, me Distria Krasniqin që triumfoi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe Nora Gjakova deri në 57 kilogramë.
Këto dy suksese kanë bërë që Kosova të renditet e dyta në “Tokio 2020” sa i përket medaljeve në sportin e xhudos.
Vetëm nikoqirët e Japonisë me 8 medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë kanë fituar më shumë se Kosova.
Në vendin e tretë renditet një shtet i fortë si Franca me një medalje të artë, po aq sa ka edhe Gjeorgjia e katërta.
Më poshtë keni renditjen e dhjetë vendeve më të suksesshme në ‘Tokio 2020’ në xhudo.