Kosova e bronztë

Kosova mposhti Uruguain me rezultat 28:16, në luftën për pozitën e tretë, në Kampionatin Botëror të shteteve në zhvillim në hendboll.

Përfaqësuesja e Kosovës arriti ta mposht Uruguain me rezultat 28:16, në luftën për pozitën e tretë, në Kampionatin Botëror të shteteve në zhvillim, duke e siguruar medaljen e bronztë.

Kosovarët kanë qenë më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe fitorja e tyre nuk është vënë asnjëherë në dyshim. Ata e mbyllën pjesën e parë 15:8.