Kosova e bën më së miri: Baneri që i thotë vëlla Sterlingut

Sfida Kosovë-Angli po pritet me shumë sportivitet nga tifozët kosovarë.

Ndeshja e cila mund ta vendos kualifikimin e Kosovës në Evropian, do të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, shkruan Gazeta Olle.

Kundërshtari i fundit i Kosovës në grup, Anglia, është përcjellë me fyerje raciste në takimet në udhëtim që ka zhvilluar kundër Malit të Zi e Bullgarisë, me theks të veçantë superylli, Raheem Sterling.

Por, në Kosovë Sterlingun e pret një atmosferë tjetër dhe atë qysh tash. Një kafiteri ka prezantuar një baner në të cilin Sterling quhet vëlla.

Baneri në përkrahje të Sterling

“Mirësevjen vëlla”, shkruhet në banerin i cili e mirëpret yllin anglez në kryeqytetin kosovar.

Ndryshe, rreth racizmit të mundshëm në Prishtinë ka folur edhe kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai në një intervistë për mediat ndërkombtare ka siguruar lojtarët anglezë se në Kosovë nuk do të ketë thirrje raciste për ta. /Gazeta Olle/