‘Kosova e Artë’, presidenti i KOK-ut tregon se si po na thërrasin shtetet tjera

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi u është drejtuar qytetarëve pas arritjes së ekipit të xhudos nga Lojërat Olimpike të Tokios.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u kthyen në vendin tonë me medalje të arta, duke bërë krenarë të gjithë popullin.

Krasniqi në konferencë për media ka thënë se atje, Kosova mori emri ‘Gold Kosova,, duke u uruar nga vendet e tjera të botë.

“Kosova në Tokio ka qenë temë e diskutimi, derisa kemi marrë edhe emrin “Golden Kosova”, duke marrë urime nga vendet e ndryshme të botës”, ka thënë ai.

“Dua të falënderoj Presidentet Vjosa Osmani që na ka jep kurajo dhe na ka nderuar, derisa Distria Krasniqi mori medaljen e artë”.

“Falënderojmë Majlinda Kelmendin që e ka hap derën për sportistët e Kosovës që e ka hap derën për sportistët e tjerë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për medaljen e tjera të arta”, ka shtuar Krasniqi.

Vajzat e arta të Kosovës: Këto medalje janë për popullin tonë

Pritje madhështore në Kosovë për ÇIKAT E ARTA: Medaljet janë për vendin tonë