Kosova duket se e ka vendosur për trajnerin e ri, do të jetë një gjerman në krye të Dardanëve

Drejtuesit e Federatës së Kosovës vijojnë punën për të gjetur trajnerin e ri pasi mbyllën bashkëpunimin me sllovenin, Primoz Gliha. Emra të shumtë kanë qarkulluar gjatë kësaj periudhe, mirëpo duket se në “pole-position” është një gjerman. Gazetari i Supersport, Florim Canolli në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Analizë Kuqezi”, zbuloi se bëhet fjalë për André Breitenreiter.

 

Canolli theksoi se drejtuesit e Federatës preferojnë një gjerman për përfaqësuesen dhe në këtë formë, Breitenreiter është emri i preferuar teksa kanë nisur edhe bisedimet e para me 50-vjeçarin.

Detyra e fundit për Breitenreiter ishte ajo me klubin e Bundesligës, Hoffenheim ndërsa në të kaluarën gjermani ka drejtuar edhe Schalke 04, Hannover, Paderborn apo Zurich.

Te Kosova po përgatiten për fushatën eliminatore për Kupën e Botës 2026 dhe kërkojnë të bëjnë zgjedhjen e duhur për të tentuar kualifikimin historik në eventin madhor.

Kapiteni i Kosovës U21 bëhet me skuadër të re

Granit Xhaka shpallet futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2023