Kosova drejt fitores së dytë

Përfaqësuesja e Kosovës U-16 është në rrugë të mirë për të shënuar fitoren e dytë rresht në Kampionatin Evropian që po mbahet në San Marino.

Djelmoshat e trajnerit Chris Dial, janë duke mposhtur Principatën e Monakës me rezultat 42:23, pas pjesë së parë.

Çereku i parë u mbyll 18:13 për Kosovën. Një ditë më parë ata mundën Gjibraltarin, derisa nesër takohen me Uellsin.

Kosova po merr pjesë në grupin B të divizionit C.