Kosova drejt fitores historike, po e “shkatërron” Gjibraltarin

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është duke shënuar fitore bindëse në Kampionatin Evropian për grupmoshën U-16.

Djelmoshat e trajnerit Chris Dial po e mundin Gjibraltarin 29:16, pas çerekut të parë.

Ndeshja po zhvillohet në San Marino. Për Kosovën është ndeshja e parë zyrtare në arenën ndërkombëtare pas pranimit në FIBA.