Kosova do të organizojë forumin ndërkombëtar për Platformën Sportive Evropiane

Pas Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se ka fituar të drejtën për organizimin e një tjetër ngjarje të rëndësishme në vendin tonë.

Bëhet fjalë për organizimin e forumit ndërkombëtar për Platformën Sportive Evropiane.

“KOK është partner në projektin ERASMUS + “Sporti si vlerë” për “Ngritjen e kapaciteteve në fushën e sportit”, projekt që përfshinë nëntë partnerë nga tetë vende të Evropës. ENGSO është lider i projektit “Sporti si vlerë” dhe në kuadër të projektit, ngjarja madhore përmbyllëse e projektit do të mbahet në Kosovë nën organizmin e KOK-ut”, thuhet në njoftim.

Vendimi që KOK-u të jetë mikpritës i kësaj ngjarje të rëndësishme është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv të ENGSO-s, anëtar i së cilës KOK është prej vitit 2017.

ENGSO vepron si një organizatë ombrellë e 33 Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe Konfederatave Kombëtare të Sporteve përgjegjëse për sportin bazë, që nënkupton se në vendin tonë do të vijnë përfaqësues të 33 shteteve anëtare të kësaj organizate dhe të ftuar të tjerë nga organizatat sportive.

Data dhe vendi i mbajtjes së ESP 2024 në Kosovë, do të caktohet më vonë.

Viktoria Plzen – Ballkani, caktohen gjyqtarët e ndeshjes

Milan – Newcastle, publikohen formacionet zyrtare