Kosova debuton përballë Finlandës e Izraelit

Të martën në Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF) është bërë tërheqja e shortit për fazën parakualifikuese për Kampionatin Evropian të femrave, i cili do të mbahen në Suedi vitin e ardhshëm. Në mesin e gjashtë shteteve, gjendet edhe Përfaqësuesja e Kosovës, e cila edhe do të debutojë pas anëtarësimit të plotë në EHF.

“Shorti nuk ishte edhe aq i favorshëm, ngase Finlanda dhe Izraeli janë skuadra të forta, mirëpo edhe gjeografikisht janë shumë larg për shkak të udhëtimit, duke e ditur se garat zhvillohen ne sistem grupor nga data 12 – 14 qershor 2015. Sidoqoftë, Përfaqësuesja e jonë qysh nga sot duhet t’i fillojë përgatitjet rreth organizimit sa më të mirë, pastaj grumbullimin e lojtareve si vendore ashtu edhe atyre nga diaspora”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovë.