Kosova debuton me Gjibraltarin

 Pas pranimit në FIBA me të drejta të plota, Përfaqësueset e Kosovës U-16 dhe U-20, për herë të parë do të paraqiten edhe zyrtarisht në garat evropiane të organizuara nga FIBA Evropa.

Përfaqësuesja U-16 të dielën udhëton drejt San Marinos, ku do të marrë pjesë në Evropianin që nis më 6 dhe përfundon më 11 korrik.

Ajo do të garojë në divizionin C së bashku me Gjibraltarin, Monakon dhe Uellsin.

Kosova do të debutojë në gara zyrtare të FIBA-s me Përfaqësuesen U-16 kundër Gjibraltarit.

Përfaqësuesja U-20 do të bëj gara në Divizionin B, së bashku me Gjeorgjinë, Portugalinë, Malin e Zi dhe Luksemburgun.

Garat e këtij Divizioni do të zhvillohen nga 9 deri më 19 korrik në Hungari.

basketi