Kosova bie për një pozitë në renditjen e FIBA-së

FIBA ka publikuar ranglistën për ndeshjet e muajit nëntor për kombëtaret në basketboll.

 

Nga kjo ranglistë, Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar rënie për një pozitë. Nga vendi i 70-të, ka rënë në të 71-të.

Gjithashtu, kjo rënie ka reflektuar edhe në renditjen e zonës evropiane, ku në FIBA Europe, Kosova ka rënë nga pozita 36 në atë të 37 nga 48 përfaqësuese që numëron Evropa.

Gjatë muajit nëntor, “Dardanët” kanë marr një fitore, atë ndaj Danimarkës, dhe një humbje ndaj Norvegjisë.

Sa i përket pozitave të para, prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përcjellur nga Spanja, Australia, Sllovenia e Franca, që e mbyllin TOP 5-shen.

I vetmi ndryshim nga ranglista e TOP 10-shes, është se Lituania ka tejkaluar Italinë.

Reagon Nuza pasi u delegua si gjyqtar kryesor në Ligën e Konferencës

Mbappe vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve